Një skandal i ri është në horizont në Angli pasi dy futbollistë të Ligës Premier thuhet se u arrestuan nën akuzën e përdhunimit.
Për momentin dihet vetëm se të dy janë 19 vjeç dhe se luajnë për të njëjtin klub në kampionatin elitar të futbollit anglez.
Ata janë arrestuar në stadiumin e klubit të tyre dhe deri më tani nuk janë bërë të ditur zyrtarisht as klubi dhe as përfaqësuesit e lojtarëve.
Sipas The Sun, lojtarët u arrestuan pasi një vajzë e paidentifikuar i denoncoi për përdhunim, i cili siç ka deklaruar ka ndodhur të premten.
Two Premier League footballers dramatically arrested on suspicion of rape after cops swoop on club’s stadiumhttps://t.co/IMYwF9UG5r pic.twitter.com/rywRDnbhU0
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) April 23, 2024
Njëri prej futbollistëve u arrestua me dyshimin se kishte përdhunuar një vajzë dhe një tjetër pasi e kishte ndihmuar atë. Pas pagesës me kusht, të dy u lanë të lirë për t’u mbrojtur.
Ky është i fundit në një sërë skandalesh që kanë tronditur futbollin anglez vitet e fundit.
Kujtojmë se në vitin 2016 Adam Johnson u dënua me gjashtë vjet për përdhunimin e një vajze 15-vjeçare, në vitin 2022 Benjamin Mendy dhe Mason Greenwood u dyshuan për përdhunim, por në fund ata dëshmuan pafajësinë e tyre.
Vitin e kaluar, Ivan Toney u përjashtua nga futbolli për tetë muaj për shkak të basteve, ashtu sikurse Sandro Tonali. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...