ORCA përmes një komunikate për media është shprehur e tronditur nga vendimi i djeshëm i Rektorit dhe Këshillit të Etikës së UP-së, të cilët kanë marr vendim duke suspenduar profesorin Xhevat Krasniqi i akuzuar për ngacmim seksual.
Sipas ORCA, vendimi për suspendimin e Krasniqit është shkelur me të dyja këmbët Rregulloren për Parandalimin e Ngacmimeve Seksuale në UP duke pushuar procedurat disiplinore brenda UP-së e duke e transferuar rastin e ngacmimit seksual në gjyqësorin joefikas të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Reagimi i plotë:
ORCA është e tronditur nga vendimi i djeshëm i Rektorit dhe Këshillit të Etikës së UP-së, të cilët shkelën me të dyja këmbët Rregulloren për Parandalimin e Ngacmimeve Seksuale në UP duke pushuar procedurat disiplinore brenda UP-së e duke e transferuar rastin e ngacmimit seksual në gjyqësorin joefikas të Kosovës.
Neni 11, pika 7 e Rregullores në fjalë e thotë tekstualisht që “Universiteti i Prishtinës do të zbatojë masat dhe procedurat disiplinore për rastet e ngacmimit dhe ngacmimit seksual, pavarësisht nga zhvillimi i procedurës penale për rastin e njëjtë”. Dy jurista në zë, Rektori Qerim Qerimi dhe Kryetari i Këshillit të Etikës profesori Iset Morina, nëpërkëmbën arritjet e tyre profesionale duke bërë saktësisht të kundërtën në rastin e ngacmimeve seksuale. ORCA inkurajon studentet e ankuara dhe organizatat që po i mbështesin ato që vendimin ta sfidojnë me apelim si dhe në gjykatën administrative për ta shfuqizuar atë.
Në anën tjetër, ORCA u bën thirrje të gjitha grupeve për mobilizim dhe përdorim të metodave të mosbindjes qytetare siç janë paraparë me konventa, ligje dhe Kushtetutë të Kosovës, për të rritur trysninë deri në marrjen e vendimit meritor.
Transformimi i moralit shoqëror fillon në Universitetin më të madh të saj. Është detyrë e Universitetit që i pari ta krijojë një atmosferë lirie e barazie për vajzat dhe gratë, që do të përcillej me emancipim gjithëshoqëror. Vrasjet e grave janë kulmi i problemit që fillon me ngacmimin seksual në shoqërinë tonë. Kush e lejon dhe përkrah ngacmimin seksual, e përkrah vrasjen e grave. Prandaj edhe Qeveria duhet qartë dhe pa metafora të përcaktohet nëse është në krah të grave dhe vajzave duke marrë veprime konkrete për të mos lejuar Universitetin të shkojë në një drejtim të errët, e të mos derdhë lot krokodili në rrjete sociale sa herë që gratë vriten mizorisht./Arbresh.info
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...