Google ADS

Osmani përkujtoi heroin Ismet Rraci, në 23 vjetorin e vrasjes

12:47 | 24 Prill 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Ismet Rraci, në 23 vjetorin e vrasjes

Osmani tha se Ismet Rraci ishte patriot dhe i cili dha kontribut të çmuar për lirinë

“Ismet Rraci ishte patriot, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, i cili dha kontribut të çmuar për lirinë, shtetndërtimin dhe jetën institucionale. Ai shquhej për guximin dhe atdhedashurinë, por rrugëtimin e tij e ndërprenë në mënyrë mizore më 23 prill 2001, kur pabesisht e vranë, rrugës së tij për në punë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Osmani tha se heroi ynë meriton drejtësinë, ndaj vendosja e drejtësisë mbetet domosdoshmëri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme