Rama jep lajmin e mirë: Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” në fazën e prokurimit

12:21 | 24 Prill 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se transformimi i Prishtinës po vazhdon.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ndërtimi i i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit.

“Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja”, ka thënë Rama.

Sipas tij në këtë mënyrë po krijohen më shumë hapësira për këmbësorë e gjelbërim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme