Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik për dyshimin e ngritur dhe pretendimeve për sigurinë dhe cilësinë e mishit të eksportuar në Shqipëri nga kompania “Apetit SH.P.K”.
AUV bënë të ditur se mishi i shitur në Shqipëri është me origjinë nga Kosova, e jo nga Brazili, përcjell Arbresh.info.
AUV ndërmori masa pasi një emision në Shqipëri pretendoi se kompania në fjalë e shiste mishin nga Brazili si mish të freskët nga Kosova, duke falsifikuar vendin e origjinës.
“Me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë janë verifikuar Çertifikatat Veterinare Shëndetësore të eksportit dhe produkteve të mishit të gjedhit të cilat rezultuan të jenë në përputhshmëri, mbrenda standardardeve dhe të harmonizuara. Nga ky verifikim u vërtetua se produkti (mish gjedhi) ka patur origjinë nga Kosova ashtu siç edhe është deklaruar! Mostrat e marra dhe të testuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Republikës së Shqipërisë, kanë rezultuar në përputhshmëri dhe konform parametrave dhe standardeve të sigurisë ushqimore. Gjatë inspektimeve zyrtare për produktet me origjinë nga Kosova të subjektit ekonomik përkatës, nuk është gjetur ndonjë parregullsi e cila do të mund të kishte ndonjë ndikim në sigurinë ushqimore”, thuhet në reagimin e AUV.
Sipas AUV, bazuar në rezultatet e inspektimit, auditimit, gjurmimit dhe mostrimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nuk është cënuar shëndeti i konsumatorit dhe se mishi dhe produktet e tij janë të përshtatshme për konsum.
“Sasia e mishit të freskët që është ekportuar në Shqipëri por edhe në tregun e brendshëm, rezulton se është gjeneruar nga therja e kafshëve në thertoren e subjektit të cilat janë nënshtruar kontrollit veterinar (para, gjatë dhe pas therjes). Kafshët e therura kanë rezultuar të përshtatshme për konsum human. Kafshët janë therur, copëtuar, kategorizuar dhe paketuar në thertoren e subjektit”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...