Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur së fundmi për të ardhmen e Romelu Lukaku, sulmuesit belg që aktualisht është i huazuar te Roma deri në përfundim të këtij sezoni, por kartoni i tij është në pronësi të “bluve” të Londrës.
Argjentinasi zbuloi se Lukaku është duke u marrë në konsideratë për të qenë pjesë e Chelsea-t për sezonin e ardhshëm.
“Lukaku është lojtar i Chelseat, ndaj sigurisht që do t’i kushtojmë vëmendje. Për të ardhmen është një opsion, por nuk kemi marrë ende asnjë vendim” -deklaroi Pochettino.
Sulmuesi 30-vjeçar ka shënuar 18 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon me Roma-n, duke treguar një formë të mirë me “verdhekuqtë”./ss
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?