Një shtetas serb është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet se në gjendje të dehur me veturë me targa serbe ka goditur një person, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 23.04.2024 – 08:30. Është arrestuar vozitësi mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tij, me targa të Serbisë, nga pakujdesia ka goditur veturën e vozitësi mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani