Google ADS

Pesë persona e godasin me një tullë në kokë, ia marrin zinxhirin nga qafa një personit

08:40 | 24 Prill 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një grabitje në Veri të Mitrovicës.

Një mashkull duke hyrë në një lokal, është sulmuar me një mjet të fortë (tullë), në kokë nga pesë persona të pa njohur dhe me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa.

Rasti është iniciuar si rast nën hetime.

“Mitrovicë Veri 23.04.2024 – 00:10. Viktima mashkull kosovar ka informuar se  në hyrje të një lokali është sulmuar me një mjet të fortë (tullë)  në kokë nga pesë persona të pa njohur dhe me forcë ia kanë  grabitur një zinxhir nga qafa. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme