Në ambientet e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen këto komisione parlamentare:
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport. Të ftuar përfaqësues të Drejtorive Komunale të Sportit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj. Gjithashtu shqyrton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2025-2027. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
11:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
13:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport. Të ftuar përfaqësues të Federatave sportive dhe Komitetit Olimpik, Paraolimpik etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
15:30
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)./Arbresh.info/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?