Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim përfaqësues nga partia e Lëvizjes Inovative Turke, me në krye Ertan Simitçi për nder të Ditës Kombëtare të turqve të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi tha se minoritetet janë një aset me plot vlera në shoqërinë tone, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, komuniteti turk ka kontribuar në shtetin tonë përgjatë viteve si në zhvillimin ekonomik, ndërtimin e fuqizimin e institucioneve tona si dhe proceset në të cilat po kalon Kosova.
“Krahas urimit për festën e sotme, e cila përkon dhe me Ditën e Sovranitetit dhe Festën e Fëmijëve në Turqi, theksuam bashkëpunimin e frytshëm me komunitetin turk në Kosovë dhe rëndësinë e tij edhe për diversitetin kulturor të shtetit tonë.”, ka shkruar ai.
“Tani edhe me procesin e regjistrimit të popullsisë, do të kemi një pasqyrë më të plotë, e cila do na shërbejë në dizajnimin e hartimin e politikave që targetojnë nevojat e qytetarëve nga secili komunitet dhe përmirësojnë jetët e tyre.”, shtoi ai./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...