Juventusi ka humbur me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, por ka avancuar në finale me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Ishte Taty Castellanos ai i cili shënoi në minutën e 12-të me kokë në cepin e djathtë të Szczesnyt, për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Lazios.
Dusan Vlahovic (23’) humbi një mundësi të artë për të barazuar shifrat, pasi portieri grek Mandas nuk lejoi të mposhtej.
Me epërsinë minimale të Lazios përfunduan 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.
Me të filluar pjesa e dytë, ishte përsëri Castellanos (49’) që u shfaq në skenë, duke shënuar edhe një herë tjetër për rezultatin 2-0.
Pas golit të dytë Juventusi u këndell dhe krijuan disa raste të njëpasnjëshme me anë të Vlahovic, por pa gjetur golin.
Teksa dukej që ndeshja do shkonte në vazhdime, Timothy Weah me një pasim të mrekullueshëm ia servon topin polakut Arkadiusz Milik i cili në portën e zbrazët shënoi për 2-1.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste për gol dhe Juventusi avancoi në finale të Kupës së Italisë, ku për kundërshtar do ta ketë njërën prej Fiorentinës ose Atalantas që do të përballen nesër (e mërkurë)./Telegrafi/
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...