Olivier Giroud ka vendosur të largohet nga Evropa, për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi francez tashmë ka nënshkruar kontratën me Los Angeles dhe mund të konsiderohet si lojtar i tyre, shkruan Gazeta Express.
Pas marrëveshjes verbale të raportuar në mars, Giroud gjithashtu ka nënshkruar të gjitha dokumentet zyrtare si lojtar i ri i LAFC.
Ai do të largohet si lojtar i lirë nga Milani dhe zyrtarizimi i lëvizjes pritet të bëhet në orët në vijim.
Giroud ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2025.
Kësisoj, 37-vjeçari do të qëndrojë te Milani deri në fund të këtij sezoni, për t’iu bashkuar pastaj klubit nga MLS.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I