Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të detyrueshme si për Kosovën dhe Serbinë.
E pyetur se nëse Qeveria nuk e dërgon këtë statut, a ka Presidentja hapësirë për ta dërguar atë në Gjykatë Kushtetuese, ajo tha se nuk mund ta bëjë pa një akt të Qeverisë.
“Në vitin 2017-2018 dhe në vitin 2021, ka aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese të cilat e kanë kufizuar mandatin e Presidentes për të ngritur çështje kushtetuese, ose për të bërë pyetje kushtetuese në qoftë se një dokument është në përputhje me Kushtetutën. Pra, pa u miratuar fillimisht ky dokument nga qeveria, ose pa u nxjerr ndonjë akt i qeverisë, si Presidente nuk mund ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese, sipas nenit 113.”, ka thënë ajo.
“Pra, në të kaluarën ka ekzistuar kjo e drejtë. Siç e dini, në vitin 2015 është shfrytëzuar, në kohën 2008-2010 është shfrytëzuar disa herë. Mirëpo që nga viti 2018 e tutje, nëpërmjet aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, është kufizuar kjo e drejtë e Presidentes. Pra, patjetër duhet të ketë akt paraprak të qeverisë, i cili jo domosdoshmërish duhet të pajtohet me përmbajtjen e statutit, por të gjendet një mënyrë që të përcillet tutje.”, shtoi ajo.
“Ta ndërlidhi këtë me atë që e thashë më herët. Natyrshëm që një hap i tillë duhet të bëhej në qoftë se ka plan sekuencimi dhe në qoftë se edhe Serbia zbaton në të njëjtën kohë dhe si alternativë në qoftë se bashkësia ndërkombëtare i ofron Kosovës anëtarësim në organizata të cilat janë të domosdoshme për ecjen euro-atlantike të vendit tonë dhe për sigurinë e vendit tonë, sepse në fakt sfida më e madhe me të cilën ne përballemi është sfida e sigurisë, të cilën e krijon Serbia dhe pastaj kjo sfidë krijon shumë të tjera, qoftë në aspektin ekonomik apo të investimeve të jashtme dhe shumë të tjera.”, tha Osmani./Arbresh.info/
Arrestohet një person në Zveçan, për armëmbajtje pa leje
Ndryshimi “flakë” i Riri-t, mahnit fansat
Krasniqi: Askush nuk duhet ta përballojë kancerin e gjirit e...
Erdogan në Tiranë, zbardhet agjenda e presidentit turk në kr...
Florida përgatitet për uraganin ‘Milton’
Kelmendi: Ka ardhur koha për bashkëpunim të avancuar ndërins...