Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Etikës dhe atë të Rektorit të UP-së, Prof. dr. Qerim Qerimi për suspendimin e profesorit të Univeristetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci u zotua se asnjë shkelje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar në universitetet e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ajo shtois e për të gjitha sjelljet që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ, e në veçanti rastet e ngacmimeve seksuale, toleranca do të jetë zero.
“Mirëpres Vendimin e Këshillit të Etikës dhe atë të Rektorit të UP-së, Prof. dr. Qerim Qerimi. Organet përgjegjëse të Universitetit të Prishtinës, në funksion të autonomisë së tyre, e trajtuan dhe morën vendim për rastin e fundit, sepse qëllimi është i njëjtë, arsimi duhet të udhëhiqet nga kodi etikës dhe sjellja profesionale”, ka shkruar ministrja e Arsimit.
“E kundërta do të ndëshkohet gjithmonë! Shpresoj që edhe organet e hetuesisë të veprojnë me efikasitet në trajtimin e këtij rasti. Si ministre e Arsimit jam zotuar se të gjitha rastet e denoncuara nga studentët nuk do të mbetën më në arkiva dhe zvarriten pa fund nga institucionet që kanë për detyrë t’i trajtojnë ato”, u shpreh Nagavci.
Lajmi për pezullimin e porfesorit u bë e ditur nga vetë universiteti me anë të një komunikate për media./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...