Google ADS

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, të përfshirë një veturë dhe një qen endacak

20:50 | 23 Prill 2024
E.G

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi e cila tha se në aksident është përfshirë  një veturë dhe qen endacak.

Ajo tha se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale

“Me datë 23.04.2024 rreth orës 16:30 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, drejtimi Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një kafshë (qen endacak). Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme