Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Izraelit këtë të martë, duke kërcënuar se ky vend “do të pushojë së ekzistuari” nëse tenton të sulmojë edhe njëherë Republikën Islamike.Gjatë një takimi me studentët në qytetin pakistanez të Lahores, Raisi nuk harroi të përmendte dhe sulmin ndaj konsullatës iraniane në Siri, ngjarje të cilën e cilësoi si një akt terrorist.
Shtatë këshilltarë iranianë, mes tyre 2 komandantë të rangut të lartë u vranë gjatë sulmit izraelit në konsullatë. Ndërsa të premten e kaluar, Izraeli kreu një sulm me dron në një bazë ushtarake në qytetin qendror iranian të Isfahanit.
“Nëse Izraeli do të kryejë sërish aksione ushtarake ndaj Iranit, situata do të jetë krejtësisht ndryshe. Nuk do të mbetet asgjë nga regjimi sionisht”, tha Raisi.
Më tej, ai shtoi se Irani dhe Pakistani kanë një pikëpamje të përbashkët për mbrojtjen e popullit të Palestinës./A2CNN
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?