Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se prokuroria e ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’, sipas KPRK-së”, konfirmoi ajo.
“Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht mund t’iu konfirmojmë se në kuadër të veprimeve hetimore janë duke u marrë deklarata të personave të përfshirë në këtë rast, si dhe veprime të tjera, konform dispozitave të KPPRK-së”, tha Ulaj.
Ndryshe, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka marrë vendim për suspendimin nga puna të profesorit Xhevat Krasniqi./Arbresh.info./
LEXO EDHE:
Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e...
Shtohen disa shërbime të reja në Neurokirurgji
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...