Vajza e së ndjerës Gjyljeta Ukella, Paulina është intervistuar të hënën si dëshmitare lidhur me rastin e vrasjes së nënës së saj.
Lidhur me këtë, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, e cila është angazhuar si mbrojtëse e familjes së Gjyljeta Ukella, ekskluzivisht për Arbresh.info, ka bërë të ditur se gjatë deklarimit të vajzës para hetuesisë, kanë qenë të pranishëm edhe vetë ajo, së bashku me Qendrën për Punë Sociale, psikologun, dhe psikiatrin.
“Gjatë deklarimit të vajzës të së ndjerës, kam qenë prezent, me autorizim të prokurorit, nga hetuesit policor, sektori i vrasjeve, prezentë kanë qenë edhe Qendra për punë sociale, psikologu dhe psikiatri gjithashtu”, thotë avokatja.
Ndryshe, brenda katër ditëve, dy gra u privuan nga jeta pikërisht nga arma e zjarrit dhe duart e bashkëshortëve të tyre. 21 vjeçarja nga Ferizaj, Erona Cokli u vra nga bashkëshorti i saj 36 vjeçar, Valon Aliu, ndërsa të martën (sot), 43 vjeçarja Gjyljeta Ukella nga Peja u vra nga bashkëshorti i saj 45 vjeçar Edmond Lajqi.
Ndërkohë, nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Njëri në gjumë, tjetri duke shikuar TV – Detaje nga dita tragjike e vrasjes së Gjyljeta Ukella
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...