Duket se nuk është nënshkruar ende historia që do ta sjellë Kylian Mbappen në fanellën e Real Madridit në verën që vjen.
Kontrata aktuale e yllit francez, i cili refuzoi ta aktivizonte opsionin për vazhdimin automatik të saj për një vit tjetër me Paris Saint-Germainin, do të skadojë pas 2 muajsh e pak javësh, ndërsa ai nuk e ka arritur ende marrëveshjen totale me “Los Blancos”, shkruan “Gazeta Express”.
Fayza Lamari, nëna dhe menaxherja e futbollistit francez, do të mundohet të nxjerrë sa më shumë para të jetë e mundshme për të birin e saj deri në momentet e fundit, duke e parë që futbollisti do të marrë më pak para tek Real Madridi se që merrte deri tash në PSG.
Në tavolinë po qëndron ende çështja që lidhet me shfrytëzimin e të drejtave të imazhit, pra marketingu.
Për këtë aspekt, klani Mbappe beson se do të mundë ta rikuperojë pjesën e parave të munguara sa do t’i merrte nëse do të qëndronte në “Parkun e Princave”.
Sidoqoftë, duket se tashmë lojtari ka vendosur të transferohet në “Santiago Bernabeu” dhe beson se do të zgjidhen detajet e fundit dhe ta realizojë ëndrrën për të luajtur në fanellën e Realit.
Fillimisht, ish-futbollisti i Monacos synon ta fitojë Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin dhe si për ironi të fatit, ai mund të takohet në finale pikërisht me ekipin e tij të ardhshëm – Real Madrid. /Gazeta Express/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën