Ceremonia e prezantimit të çmimeve prestigjioze “Laureus” u mbajt mbrëmjen e së hënës në “Palacio de Cibeles” në Madrid. Çmimin “Sportisti i Vitit” e fitoi serbi Novak Djokovic, i cili ishte i pranishëm në kryeqytetin spanjoll jo për të luajtur Masters-in 1000, por për të marrë këtë vlerësim.
Djokoviç, protagonist i një viti të mrekullueshëm që lamë pas, me 3 fitore në Slams, një finale Wimbledon dhe titulli “ATP”, arriti suksesin ndaj kampionëve të tjerë të mëdhenj të sportit, si piloti i Formula 1 Max Verstappen, futbollistët Erling Haaland dhe Lionel Messi, kampionët e kërcimit me shkop, Armand Duplantis dhe Noah Lyles, atleti më i shpejtë në planet.
Nuk është hera e parë që Novak është protagonist. Çmimi i së dielës është i pesti pas atyre të viteve 2012, 2015, 2016 dhe 2019. Çmimi iu dorëzua atij nga legjenda e futbollit amerikan Tom Brady, një tjetër sportist i jashtëzakonshëm dhe që ka një miqësi të hershme me Djokovic.
Mesfushori i Real Madrid, Jude Bellingham ishte fituesi i çmimit “zbulimi i vitit”, teksa futbollisti i “Los Blancos” po tregon se është një nga më të rëndësishmit në skuadër. Bellingham ishte shumë i lumtur për vlerësimin, ku iu dhurua nga tenisti spanjoll Carlos Alcaraz. Anglezi është në vitin e parë të kontratës më Realin, ku u transferua nga gjermanët e Borussia Dortmund.
Madje, disa parashikime theksojnë se nëse sezoni i Bellingham mbyllet me La Liga dhe Champions League, atëherë lojtari është kandidati kryesor për çmimin më të rëndësishëm për një futbollist, atë të topit të artë./Ss
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...