Florian Wirtz është një nga futbollistët më meritorë që Bayer Leverkusen ka fituar titullin e parë në histori të klubit.
Megjithatë drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusenit është penduar për një deklaratë që dha ditë më parë për çmimin e yllit gjerman.
“Askush nuk është i pashitshëm, por për më pak se 150 milionë euro, Wirtz nuk do të largohet”, kishte deklaruar Fernando Carro.
Vetëm disa ditë më vonë, Carro ka pranuar se ka gabuar për deklaratën e dhënë.
Ai ka deklaruar se Wirtz nuk do të shitet as për 150 milionë euro, pasi qëllimi është ta mbajnë në skuadër.
“Ditë më parë thashë se çmimi i Florian Wirtz ishte 150 milionë euro. Ishte gabim kjo deklaratë”.
“Wirtz është i pashitshëm. Mbaj mend disa biseda me lojtarë që donin të largoheshin sepse donin të fitonin tituj. Ky nuk është më një argument”. deklaroi Carro.
20-vjeçari në 43 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 19 të tjerë duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme./telegrafi
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...