Google ADS

Ministria e Jashtme me vendim ndalohen punësimet familjare

11:25 | 23 Prill 2024
R J

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë vendim për ndalimin e punësimit të familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve në këtë institucion.

“Nepotizmi, familjarizmi, mungesa e theksuar e profesionalizmit dhe llogaridhënies si pasojë e këtyre dukurive, trajtimi i pabarabartë i zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Diasporës kanë qenë ndër arsyet kryesore të gjendjes së mjeruar në të cilën e kam gjetur këtë institucion”, ka thënë ministrja Donika Gërvalla për arsyen e marrjes së këtij vendimi.

Sipas Gërvalles rekrutimi i diplomatëve të rinj “mund dhe do të bëhet vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale”.

“Deri në katër anëtarë nga e njëjta familje kanë qenë të punësuar në këtë institucion. Familjarë të ngushtë janë dërguar të shërbejnë në të njëjtin mision diplomatik”, ka thënë ajo.

Të ngjashme