Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ndjen keqardhje për vendimin e Listës Serbe për të bojkotuar për zgjedhjet pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve në veri.
“Na vjen keq për vendimin e Listës Srpska dhe një numri politikanësh të pavarur serbë të Kosovës për të bojkotuar votat e djeshme për tërheqjen e kryetarëve të komunave”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje ata kanë deklaruar se bojkoti është pengesë për demokracinë.
“Bojkoti është një pengesë për demokracinë përfaqësuese. Megjithatë, votat u zhvilluan në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me ligjin. Rezultatet nënkuptojnë se katër kryetarët e komunave do të vazhdojnë t’i shërbejnë mandatet e tyre dhe ne i nxisim ata të kryejnë detyrat e tyre duke pasur parasysh nevojat dhe interesat e komuniteteve të tyre”, kanë thënë ambasada.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt me radhë, tha se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar.
Sipas KQZ-së, në komunën e Leposaviqit kanë votuar 124 votues nga 13,674 apo 0.91%; në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 18 votues nga 6,877 apo 0.26%; në komunën e Zveçanit nuk ka votuar asnjë votues nga 7,209 pra kemi 0%; në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 111 votues nga 18,796 apo 0.59%.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...