Inter arriti të shpallej mbrëm kampione e Serie A, pasi triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Milanit.
Kjo fitore bëri që të arrijnë të sigurojnë edhe matematikisht Scudetton, shkruan Arbresh.info.
Pas triumfit kapiteni zikaltër, Lautaro Martinez u shpreh shumë i lumtur pas këtij suksesi.
“Tani më vjen të qaj, kemi punuar dhe vuajtur shumë, e kemi merituar këtë gëzim. Ndeshjen ua dedikoj fëmijëve të mi, familjes sime dhe gjithë tifozëve. Në futboll mund të fitosh dhe të humbësh, por sigurisht që ka shumë lumturi sonte. U thashë djemve se ishim në një situatë që nuk kishte ndodhur më parë, duhej të përfitonim nga kjo mundësi sepse tani i gjithë stadiumi është i yni”, u shpreh Lautaro.
Ky ishte trofeu i 20-të i Interit në histori.
Lautaro ishte udhëheqësi i Interit në këtë sukses ku realizoi 23 gola dhe dhuroi edhe dy asistime deri në këtë pikë të sezonit, ku kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund./Arbresh.info/
Que culo tiene Lautaro pic.twitter.com/Y6HKdTAsO9
— Ros (@Ros_CARPinfo) April 22, 2024
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...