Google ADS

Reshje të shiut, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar për pjesëmarrësit në trafik

08:42 | 23 Prill 2024
E.H

Për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, Policia e Kosovës apelon tek pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar.

Në njoftim thuhet se policia kërkon nga shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe kushtet e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë, përcjell Arbresh.info.

“KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES KUR KA TË RESHURA TË SHIUT DHE RRUGË TË MBULUARA ME UJË! Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme