Ra nga lartësia 1.5 metra, vdes një grua në Rahovec

08:31 | 23 Prill 2024
K.B

Një grua pa shenja jete është gjetur në Rahovec.

Në njoftimin e policisë thuhet se sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra.

“Rahovec 22.04.2024 – NN. Raportohet se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme