Një person është zhdukur në Prizren.
Rastin në polici e ka raportuar axha i tij, i cili ka thënë se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Malësi e Re, Prizren 22.04.2024 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se axha i tij që vuan nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/