Denver Nuggets fiton ndeshjen e dytë ndaj Lakers në rrethin e parë të Play-offit

08:17 | 23 Prill 2024
D.H

Denver Nuggets ka arritur të fitoj edhe ndeshjen e dytë ndaj La Lakers në kuadër të Play-Offit, me rezultat të ngushtë 101-99.

Një lojë e baraspeshuar deri në fundin e çerekut të fundit, kur Jamal Murray shënoi në aksionin e fundit me sirenë, shkruan Arbresh.info.

Më i dalluari në këtë sfidë tek Denveri ishte Nikola Jokic me 27 pikë, 20 kërcime e 10 asistime.

Teksa lojë të mirë bënë edhe Porter që shtoi 22 pikë e nëntë kërcime dhe Murrary 20 sosh.

Për Lakers me 32 pikë e 11 kërcime luajti Anthony Davis.

Kurse 26 pikë, 12 asistime e tetë kërcime i shtoi edhe Lebron James.

Pas dy ndeshjeve kampionët në fuqi avancojnë serinë 2-0 dhe iu duhen edhe dy fitore për të kaluar në raundin tjetër.

Sfida e radhës luhet me 26 prill nga ora 4:00 me kohën tonë lokale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme