Një person ka humbur jetën pasi që një kamion dhe një veturë janë përfshirë në një aksident në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, shkruan Arbresh.info.
Kurse, drejtuesi i kamionit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan 22.04.2024 – 14:08. Një automjet transportues (kamion) të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë drejtuesi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Protestuesit e opozitës hedhin molotovë, përplasen me polici...
Orav takon Trendafilovën, siguron mbështetje për Gjykatën në...
Man City dhe Real Madridi nuk do ta arrijnë – Musiala gati k...
Ambasadori gjerman mirëpret heqjen e kufizimit ndaj mallrave...
Ndalohet për 48 orë personi të cilit iu konfiskuan një armë ...
Protestuesit bllokojnë autobusin me njerëz dhe makinat në rr...