Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka marrë me vete edhe heroinat Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.
Në një postim në Facebook, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka shkruar se sa herë jemi në kushte të barabarta, Serbia humb çdo betejë.
“Derisa, Goebbelsi i Millosheviçit, i cili mbanë anën e së keqes (tek e fundit, aty e ka vendin) dhe bënte propagandë kundër Kosovës e shqiptarëve. Në anën tjetër, në anën e drejtësisë të vërtetës e demokracisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të lartë se Serbia, ka kryer krime… “merr guximin e kërko falje për krimet që keni bërë””, ka shkruar Krasniqi-Goodman.
Pavarësisht se ishim ekip këshillëdhënës fillimisht nuk na është lejuar hyrja në sallë.
“Pavarësisht se ne ishim ekip këshillëdhënës fillimisht nuk na është lejuar hyrja në sallë, por me insistimin dhe këmbënguljen e Presidentes një gjë e tillë u lejua dhe NE, e shoqëruam Presidenten në takim. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejtë rrugës dhe misionit tonë”, shkroi ajo.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...