Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca do të vazhdojë me dëshminë e dëshmitarit të 55-të, i cili të hënën ka filluar dëshminë e tij si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Ramiz Qeriqi, në procesin gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Ramiz Qeriqi është ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, i Brigadës 121 të Zonës së Pashtrikut.
Qeriqi pritet të dëshmojë për strukturën, organizimin dhe veprimtaritë e batalionit të tij dhe të Brigadës përgjatë luftës.
Dëshmitari të hënën është pyetur për një dokument që sipas prokurores D’Ascoli i është dhënë Tribunalit të Hagës në vitin 2005, dokument i nënshkruar nga Shukri Buja./rtk
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...