Google ADS

Sot mblidhen tetë komisione parlamentare

07:18 | 23 Prill 2024
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen tetë Komisione parlamentare.

Në njoftim thuhet se Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të filloj nga ora 10:00 ku sot do të miratohet statusi i ri i universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

Nga ora 11:00 fillon Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ndërsa nga ora 11:30 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kurse nga ora 13:00 fillojnë Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim; Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione; Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim si dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Ndërsa, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë fillon nga ora 14:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme