AC Milan dhe Inter do të përballen sot (e hënë) me fillim nga ora 20:45 në atë që njihet ndryshe si ‘Derby della Madonnina’.
Herën e fundit kur këto dy ekipe u përballën në ‘Giuseppe Meazza’ Interi fitoi me rezultat të thellë 5-1, falë golave dy golave nga Henrikh Mkhitaryan si dhe nga një që shënuan Marcus Thruam, Hakan Calhanoglu dhe Davide Frattessi.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ‘Nerazzurrët’ pasi në rast fitoreje ata do të shpalleshin matematikisht kampion i Serie A, teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.
Simone Inzaghi si në të shumtën e rasteve këtë sezon ia ka besuar sulmin dyshes Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, ndërsa Stefano Pioli i ka besuar emrave si Loftus-Cheek, Pulisic dhe Leao.
Formacionet zyrtare:
Milan: Maignan, Calabria, Gabbia, Tomori, Hernandez, Adli, Reijnders, Musah, Loftus-Cheek, Pulisic, Leao.
Inter: Sommer, Pavard, Acerbi, Bastoni, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Thuram, Lautaro./Telegrafi/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite