Samuel Zhbogar, ambasadori i Sllovenisë në KS të OKB-së, ka thënë se e mbështesin procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës theksoi se pa dialog nuk asnjë alternativë tjetër për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve
“Prishtina dhe Beogradi duhet të implementojnë me prioritete të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë shkon me ofrimin e një mjedisi të sigurt e përparimtar për serbët në Kosovë”, ka thënë Zhbogar.
Tutje Zhbogar ka theksuar: “Serbia dhe Kosova nuk dihet të ndalojnë njëra-tjetrin në përfaqësimin ndërkombëtar, Serbia nuk duhet të ndalojë këtë”. /Klankosova.tv
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...