Google ADS

Transferimi i Alphonso Davies do të shkaktojë largimin e top yllit të Real Madridit

18:07 | 22 Prill 2024
KRG

Nuk është një sekret se Real Madridi po përpiqet të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut, Alphonso Davies, qoftë këtë verë apo tjetrën.

Reprezentuesi kanadez nuk i është përgjigjur ende ofertës së fundit nga Bayerni, por ‘Los Blancos’ pritet që të bëjnë ofertën e tyre në drejtim të klubit gjerman. Kjo do të ketë pasoja për njërin nga mbrojtësit e majtë të klubit.

‘Los Blancos’ thuhet se janë të gatshëm të presin dhe të nënshkruajnë me Daviesin si lojtar i lirë verën e ardhshme, në rast se Bayerni nuk e pranon atë që Reali beson që është një çmim i duhur për 23-vjeçarin, diku rreth 30-50 milionë euro.

Fabrizio Romano ka thënë për The Daily Briefing se nëse Davies nënshkruan këtë verë me gjigantin spanjoll, atëherë njëri prej Fran Garcias ose Ferland Mendy do të shitet në verë, duke e quajtur ‘të pamundur’ për madrilenët që të hyjnë në sezonin e ri me tre lojtarë në atë pozicion.

Mendy ka qenë në dispozicion për shitje vitin e kaluar, pasi Real Madridi ishin të hapur të lejojnë largimin e tij për shkak të moshës dhe problemeve me lëndime, sidoqoftë, ai tashmë ka marrë mbështetjen e plotë të Carlo Ancelottit.

Tekniku italian e ka bërë të qartë se Mendy është startues në ekipin e tij dhe e ka quajtur atë si ‘mbrojtësi i majtë më i mirë në botë në aspektin defanziv’.

Ka pasur zëra se Bayerni mund ta transferojë Mendyn në një marrëveshje shkëmbimi me Real Madridin, por këto lloj marrëveshjesh vështirë se zbatohen në ditët e sotme për shkak të numrit të madh të palëve të përfshira në negociata./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme