Qeveria e Kosovës i bëri thirrje të hënën Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj saj pas përmbushjes së detyrimeve për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarëve në veri të vendit, që duhej t’u hapte rrugën zgjedhjeve të reja.
“Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Kosova ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.
Bashkimi Evropian shprehu të hënën keqardhje që serbët e Kosovës në veri humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues.
“Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në reagim.
Bashkimi Evropian tha se lidhur me thirrjet qeverisë së Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese, “Këshilli do të diskutojë masat e Bashkimit Evropian në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë (Josep Borrell) mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”.
Referendumi i së dielës për largimin e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, dështoi për shkak të bojkotimit të votimeve nga pjesëtarët e komunitetit serb.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se në votimet e së dielës morën pjesë vetëm 253 qytetarë nga rreth 46,500 votues të regjistruar. Një proces i ngajshëm nuk mund të organizohet para se të kenë kaluar 12 muaj.
Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.
Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.
Qeveria e Kosovës u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, ndërsa u pajtua të organizojë zgjedhje të reja, përmes një votimi për shkarkimin e kryetarëve aktual.
Në muajin janar qytetarët serbë në komunat veriore nënshkruan një peticion për shkarkimin e kryetarëve dhe pas kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ditën e votimit për shkarkim.
Por, ndonëse mori pjesë në nënshkrimin e peticionit, Lista Serbe e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi nuk mori pjesë në referendum ndërsa e quajti farsë të kryeministrit Albin Kurti votimin e së dielës për largimin e kryetarëve në veri të vendit.
Edhe partitë politike opozitare i bën thirrje të hënën Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Pra mungesa e fondeve, mungesa e investimeve është penalizim për qytetarët jo për qeverinë Kurti, pra dëmi po i bëhet qytetarëve e jo ministrave”, tha shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
“Kosovës do të duhej t’i hiqen sanksionet menjëherë pas sulmit terrorist me 24 shtator në Banjskë, nuk ka asnjë logjikë Kosova të jetë nën sanksione dhe Serbia të mos ketë sanksione, kur një shtet fqinj ka sulmuar një shtet tjetër me forca terroriste, me armatim dhe gjitha mekanizmat e veta”, tha shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Procesi i organizimit të zgjedhjeve të reja në veri ishte mbështetur nga perëndimi në përpjekje për uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që vazhdojnë të mbeten të larta.
Shtetet e Bashkuara përmes një deklarate shprehën keqardhje që nuk u shfrytëzuan mjetet demokratike në votimin e së dielës për të çuar përpara demokracinë përfaqësuese.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?