Imunizimi është gurthemel i shëndetit publik, u tha në tryezën e organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në Kosova është imunizuar 92% e popullatës.
“Imunizimi është mënyra më e mirë dhe më e lirë për mbrojtje të shëndetit dhe ky është prioriteti ynë. Kjo javë shërben për të theksuar rëndësinë e vaksinimit. Ne kemi përditësuar kalendarin me vaksina të reja në kalendarin e rregullt. Ne kemi shkallë te mirë të mbulueshmërisë së vaksinimit me 92%. Krahas vaksinave tjera është shtuar edhe vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës për vajzat, deri me tani janë vaksinuar 66% të vajzave ku deri në fund të këtij presim 90% të tyre të vaksinohen”, ka theksuar Vitia në tryezën “Java e imunizimit”, të organizuarr nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se imunizimi është gurthemel i shëndetit publik.
“Imunizimi është histori e suksesit global dhe Kosova është pjesë ë këtij programi që ka shpëtuar mijëra jetë duke parandaluar shumë sëmundje. Imunizimi është gurthemel i shëndetit publik. Vaksinimi parandalon 3.5 milionë vdekje në botë. Në kohët e fundit shumë sëmundje janë bërë kërcenim për shëndetin, andaj me angazhimin e gjithëve kemi mundësi që të parandalojmë shumë sëmundje . Në po punojmë ngushtë me institucionet shëndetësore për mbrojtjen të shëndetit të popullatës”, ka theksuar Ramadani.
Kurse, shefi i zyrës së BE-së, Oleksander Martiynenko, nëpërmjet video-lidhjes ka folur për rëndësinë e vaksinimit. Sipas tij, imunizimi shpëton jetë.
|Në 2023, 4 milionë vdekje janë ndaluar dhe këtë mund ta bëjë vaksinimi. Ju jeni heronjtë që mund të kontribuoni në atë aspekt. OBSH-ja dhe UNICEF-i rekomandon që për të qenë të mbrojtur, duhet të vaksinohet popullata”, ka theksuar ai./rtk/
Koreja e Veriut do të ndërpresë çdo lidhje rrugore me Korenë...
Vizita e shkurtë e Trendafilovës në Kosovë, pritet të takohe...
Ushtarët amerikanë përfundojnë stërvitjet të misionit të For...
Liverpooli mëson se sa do t’i mungojë Alisson Beckeri
Prokurori special lexon akuzat që rëndojnë mbi tre terrorist...
Guvernatori Ismaili takon homologun nga Malta, shkëmbejnë in...