Google ADS

Ministri Aliu tregon projektet ku do të investohen mbi 1 milion euro në komunën e Prishtinës

10:28 | 22 Prill 2024
E.G

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka reagaur pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me komunën e Prishtinës për bashkëfinancimin e projekteve Infrastrukturore.

Me anë të një postimi në Facebook, Aliu tha se qëllimi i këtij memorandumi është financimi i disa projekteve infrastrukturore, shkruan Arbresh.info.

“Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me komunën e Prishtinës për bashkëfinancimin e Projekteve Infrastrukturore, ku si MMPHI po e financojmë Komunën me 1,500,000€.”, shkroi Aliu.

“Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore për projektet si më poshtë: Ndërlidhja e rrugës Kolovicë – Sofali; Vazhdimi i rrugës “Bajram Bahtiri”, rrugë kjo me 4 korsi; si dhe Kyçja në rrethin e Lakrishtës (ndërlidhja e Unazës së qytetit me rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë – Mitrovicë dhe rreth rrotullimin e Lakrishtës).”, ka shkruar ai.

Më tej ai njoftoi se ditëve në vijim do të nënshkruhen edhe memorandume me komuna të tjera për projekte që janë në interes të qytetarëve, e që ndërlidhen me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës nënshkruajnë memorandum për katër projekte në vlerë 1.5 milion euro

Të ngjashme