Deri dje, (21 prill 2024), në Kosovë janë regjistruar mbi 530 mijë persona.
Kështu ka njoftuar Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) i cili në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, proces ky që ndodhet në javën e tretë, raporton Arbresh.info.
Kastrati theksoi se janë regjistruar edhe mbi 36 për qind e objekteve që janë në Kosovë
“Deri me tani procesi ka kaluar sipas planit dhe parashikimit. Ne e kemi parashikuar që java e parë do të jetë pak a shumë orientuese dhe me disa detyra. Në javën e dytë fillon intervista me intensitet pak më të lartë, ndërsa java e tretë e tutje e presim atë maksimumin e numrit të intervistave dhe java e fundit do të mbetet për ekonominë apo për ndonjë individ që nuk është regjistruar”, ka thënë Kastrati.
“Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë persona në Kosovë dhe janë regjistruar mbi 36 për qind e objekteve që janë në Kosovë””, shtoi ai.
Mes tjerash, Kastrati theksoi se gjithçka është duke shkuar siç është planifikuar teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë plotësimit të fushave në tabletë që secili të shikoj si po plotësohen nga regjistruesit.
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka filluar me 5 prill dhe përfundon me 17 maj./Arbresh.info
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...