Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe zv.ministrin Hysen Durmishi.
“Po e fillojmë një cikël të nënshkrimit nëpër komuna dhe po e nisim me kryeqytetin me katër projekte prej 1.5 milion eurosh , të cilat ndërlidhen me interesin e qytetarëve. Si projekti i hekurudhave e projekte tjera që do të kenë një rëndësi të madhe për kryeqytetin. Po ashtu edhe projekte tjera sikurse ura nën rrugë në lagjen “Veternik” që lidh dy lagje. Për këtë ministria ka ndarë 8 milionë euro, kurse dizajnin do të bëjë komuna. Me këto projekte do ta shkarkohet trafikun në Prishtinë”, tha Aliu.
Edhe kryetari Rama tha se këto projekte do të mundesojnë shkarkim të trafikut në kryeqytet.
“Nënshkruam për një numër të projektesh që do të kenë impakt pozitiv në shkarkim të trafikut. Këto projektet janë madhore për kryeqytetin. Urojmë të vazhdojmë edhe me projektet tjera sikurse Unaza e kryeqytetit. Me ministrin Aliu, diskutuam edhe për projekte tjera si hartat zonale e projekte tjera”, tha kryetari Rama./rtk/
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...