Studentët e nivelit master të Fakultetit Juridik, Programi Kushtetues-Administrativ në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot mbajnë konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Tokës.
Në njoftim thuhet se do të prezantohet studimi i studentëve analitik me titull: “Marrëveshja e Parisit dhe gjendja e mjedisit në Kosovë”, përcjell Arbresh.info.
Konferenca pritet të filloj nga ora 10:00
“Përmes kësaj konference do të shpalosim para jush dhe publikut hulumtimin tonë i cili ngërthen tri pjesë kryesore: E para – ku kemi elaboruar pjesët kryesore të Marrëveshjes së Parisit dhe efektet praktike të rezultuara prej saj; në pjesën e dytë e kemi analizuar përmbajtësisht infrastrukturën ligjore të Republikës së Kosovës sa i përket fushës së mjedisit, angazhimin dhe aktet nënligjore të institucioneve tona relevante për mjedisin, ndërkaq në pjesën e fundit kemi paraparë përfundime dhe rekomandime për institucionet tona që mund të japin efekt pozitiv në ruajtjen dhe përmirësimin e kujdesit ndaj mjedisit tek ne në harmoni me parametrat e Marrëveshjes së Parisit (2015)”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?