Google ADS

Të shtëna në kampusin e një universiteti në Delaware të SHBA-së, vritet 18 vjeçarja

07:25 | 22 Prill 2024
E.H

Një vajzë 18 vjeçare humbi jetën të dielën pasi u qëllua me armë zjarri në kampusin e Universitetit Shtetëror të Delaware të SHBA-ve.

Vajza, e cila nuk ishte e regjistruar si studente, u qëllua në afërsi të konviktit të studentëve dhe më pas u dërgua në spital ku vdiq, raporton Associated Press.

Në njoftimin e universitetit, thuhet se kompleksi universitar është i mbyllur, se vizitat janë të ndaluara dhe se është shtuar prania e patrullave policore.

Sulmuesi nuk dihet, ndërsa policia ka nisur hetimet për vrasjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme