Google ADS

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

22:33 | 21 Prill 2024
R J

Gjithmonë debati për kodin e veshjes në punë ka qenë i pranishëm dhe do të vazhdojë të jetë.

Për disa, mënyra e veshjes ka një rëndësi të madhe e për të tjerë kjo nuk është fare diçka me rëndësi.

Kur punonjësit vishen sipas një stili që i shkon audiencës së tyre të shënjestruar, ngjashmëria i bën njerëzit të ndihen komodë, duke i bërë që edhe ata të kenë më shumë mundësi të angazhohen në partneritete. Kështu që kompanitë mund të përfitojnë nga kode më fleksibël të veshjeve, të cilat ndryshojnë në bazë të situatës.

Njerëzit i shoqërizojnë njerëzit me veshje “profesionale” me tiparet pozitive, si vetëbesimi dhe fleksibiliteti. Këto perceptimet e mira i bëjnë konsumatorët potencialë dhe partnerët e bizneseve të veprojnë ndryshe. Përveç kësaj, individët tentojnë të bëjnë për vete setin e sjelljeve ose pritshmëritë që ata i shoqërojnë me disa lloje veshjesh.

Për të shmangur keqkuptimet dhe hapat mbrapa në karrierë, ekspertët thonë se është e rëndësishme që t’u komunikohen rregullat formale dhe jo folmale të veshjes të gjithë punonjësve, shkruan businessmag.

Për burrat, është shumë e thjeshtë etika e veshjes. Ndërsa gratë janë ato që i bëjnë vetes shumë pyetje se sa të shkurtra mund t’i presë flokët apo sa të shkurtër mund ta veshë fundin, çfarë është profesionale dhe çfarë jo?

Veshja është një formë komunikimi me të cilën ne prezantojmë veten në punë. Veshjet tepër sensuale si për shembull minifundet nuk do t’ju ndihmojnë të ngjisni shkallët e karrierës. Pa tepruar grimin, aksesorët apo edhe veshje, të cilat tregojnë linjat e trupit. Çelësi i të veshurit për të patur sukses është që të ndiheni rehat me çfarë keni veshur. Ndërkohë, ju i bëni të tjerët t’ju kushtojnë vëmendje për aftësitë tuaja.

Njerëzisht zakonisht presin ata që janë në punë ose pozicione të një prestigji të lartë të vishen më formalë, dhe veshja formale mund të thotë më shumë shanse për të arritur qëllimin. Me këtë, mund të vijnë edhe vetëbesimi më i lartë, inovacioni, bashkëpunimi dhe produktiviteti. Ai kod veshjeje që mund të mos i shkojë për shtat kompanisë tënde, shumë mirë mund t’i shkojë një kompanie tjetër.

Vlerësoni objektivat e kompanisë tuaj dhe mos kini frikë të eksperimentoni me kodin e veshjes së kompanisë tuaj dhe sipas treguesve, shiko se çfarë rruge mund të zgjedhësh. /Telegrafi/

Të ngjashme