Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor, me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me procesin e votimit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, i cili u mbajt sot me 21 prill 2024, proces ky i cili vlerësuar në aspektin e sigurisë ka kaluar i qetë dhe pa incidente deri në mbylljen e qendrave të votimit.
Tutje, Policia e Kosovës, përmes një komunikate për medie njofton se me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të votimit ishin angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por kanë qenë të paraparë edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, brenda këtij institucioni.
“Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces të votimit ishte:
• Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e katër komunave veriore të vendit, mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të votimit;
• Sigurimin e Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depove Qendrore;
• Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor;
• Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj këtij procesi, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, thuhet në komunikatë.
Më tej, Policia e Kosovës sqaron se planifikimi dhe implementimi i këtij procesi të votimit është menaxhuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sipas kompetencave ligjore, përderisa Policia e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërmarrjen e të gjitha masave preventive, operative dhe hetimore për krijimin e një ambienti të sigurt gjatë gjithë procesit të votimit dhe pas saj, si dhe ka asistuar në kërkesat e KQZ-së.
Ndryshe, Policia e Kosovës vë në dukje se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saja policore./rtk
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia