Rikthehet bora në Juglindje, reshje të dendura në Voskopojë e Dardhë

18:40 | 21 Prill 2024
R J

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të juglindjes së vendit, reshje që janë më të dendura në Voskopojë, Dardhë si dhe fshatra të Devollit të Sipërm.

Trashesia e dëborës ka shkuar në dy deri në 5 cm ndërkohë që në Majën e Bigllit në Dardhe trashësia ka shkuar në 2-3 cm.

Burime zyrtare bëjnë me dije se qarkullimi në të dy akset rrugore të fshatrave turistike është i kalueshëm pa probleme, por u kërkohet drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në ato segmente ku prania e dëborës është më e madhe.

Dëborë ka edhe në fshatin Shtyllë të njësise administrative Vithkuq si dhe në majë të Mashkullores./euronews.al

Të ngjashme