Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin memorial të varrezave në fshatin Nakaradë të Fushë-Kosovës, në nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat serbe 25 vjet më parë.
Duke kujtuar sakrificën e të rënëve, Kryetari Konjufca gjatë bashkëbisedimit me familjarë dhe banorë të tjerë tha se dëshmorët dhe martirët dhanë për Kosovën më të shtrenjtën e tyre, jetën, ndërsa sot është detyrë morale e gjithsecilit të kujtojë dhe nderojë këtë flijim.
Kryetari i Kuvendit tha se sakrifica për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, duke shtuar se krenaria për të rënët është e barabartë me dhimbjen./Arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...