Banka Botërore do të japë 80 mln dollarë për sektorin e turizmit. Marrëveshja e financimit është nënshkruar nga Ministri i Financave, Ervin Mete zv.Presidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani.
Paratë do të shkojnë për reduktimin e ndotjes të deteve dhe lumenjve në zonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Projekti është i ndarë në tre faza, ku pjesa e parë ka të bëjë me promovimin për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore.
Faza e dytë e projektit, synon uljen e ndotjes në Lumin Vjosa, kjo edhe në kuadër të mbështetjes dhe mbrojtjes së mëtejshme të tij, pas akordimit të statusit “Park Kombëtar”, si lumi i fundit i egër në Europë. Projekti do të synojë zgjerimin e infrastrukturës së pastrimit, përmirësimin e mëtejshëm të saj, si edhe parandalimin e ndotjes.
Pjesa e tretë parashikon aspekte të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit sa i përket zbatimit të këtij projekti, i cili parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2029./euronews.al
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...