Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar masakrën e Nakaradës në të cilën 16 burra dhe djem të familjes Mirena u ndanë nga familjarëte tyre nga policia dhe paraushtarakët e Serbisë.
Kurti në Facebook tha se familjet jetuan në ankthin e pritjes, pa ditur për fatin e tyre për shtatë vite.
Ndërsa ka bërë thirrje që sistemi i drejtësisë në Kosovë të veprojë me ngulm, për të sjellur drejtësi për Nakaradën dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.
“16 burrat dhe djemtë e familjes Mirena, policia dhe paraushtarakët e Serbisë i ndanë nga familjarët e tyre. Për herë të fundit u panë më 21 prill 1999, me duart e lidhura pas shpine, gjersa nën kërcenime e dhunë, ecnin drejt kamionit i cili po priste matanë shinave të trenit. Bëjmë thirrje edhe njëherë që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë me ngulm, për të sjellur drejtësi për Nakaradën dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Lavdi për martirët e Nakaradës! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...