Google ADS

Krasniqi prezanton tre anëtarët më të rinj të PDK-së në mërgatë

13:39 | 21 Prill 2024
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se këtij subjekti politik i janë bashkuar, Eron Muhaxheri, Arlind Kuçica, dhe Drin Çeku.

Krasniqi tha se kanë përvoja e interesime të ndryshme – nga biznesi, financat, filozofia, marketingu digjital, inovacioni e inteligjenca artificiale, por një e kanë të përbashkët: dëshirën për të kontribuar në Kosovë!

“Këta tre djemë janë ndër anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë, të cilët, bashkë me Kryetarin e Degës tonë në Zvicër, Ragip Xhakën, i mirëpritëm në selinë qendrore të PDK-së”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai tha se Drini, Arlindi dhe Eroni janë shembuj të suksesit dhe progresit të gjeneratës së re të mërgimtarëve tanë nëpër të gjithë botën – e që megjithatë jetojnë me mall e dashuri për Kosovën.

“PDK u ka krijuar hapësirën, e të rinjë e të reja si këta, po i bashkohen çdo ditë platformës tonë politike, që përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre t’i vënë në shërbim të atdheut tonë të përbashkët: Kosovës! I lumtur sa s’ka – e pafundësisht krenar me rininë tonë në mërgatë”, ka përfunduar shkrimin kreu i PDK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme