Google ADS

Osmani vizitë në ShBA, do ta përfaqësoj të hënën Kosovën në Këshillin e Sigurimit

07:13 | 21 Prill 2024
K.B

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet të hënën.

Sipas njoftimit të Presidencës, në seancën e KSKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën, shkruan Arbresh.info.

Presidentja poashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Përgjatë qëndrimit në New York, ajo pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme